Gashi për pretendimet e Vuçiqit se po incizohen bazat ushtarake serbe: Po tenton t’ia lë fajin Kosovës e KFOR-it

by Merita

Avokati Tomë Gashi, i ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po pretendon se bazat ushtarake të Serbisë po incizohen nga territori i Kosovës.

Gashi tha se Vuçiq e di mirë që Kosova s’ka asnjë pretendim territorial në raport me Serbinë dhe sipas tij, këto deklarata presidenti serb i bën për ta fajësuar Kosovën dhe KFOR-in.

banner

“KFOR-i s’ka nevojë të dërgojë asnjë flutarake për ta parë territorin e Serbisë sepse nëse është shumë e nevojshme e sheh nga satelitët dhe mund ta përcjellë me qindra herë për t’ia tërhequr vërejtjen Serbisë në momente kur i kanë afruar forcat ushtarake të kufirit të Kosovës”.

“Kjo lojë e Vu#iqit është shumë e qartë, e bën Serbia tensionimin, fajin tenton t’ia lë Kosovës dhe KFOR-it, ndërsa institucionet tona deklarojnë që Serbia, sepse janë informata të sigurta, janë duke përgatitur apo ka grupe terroriste si ajo e Radoiçiqit që përgatiten për sulme të ngjashme”, tha Gashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy