Vasil Bedinaj, kreu i Operatorëve Turistikë në Vlorë, në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, tha se kemi një sezon turistik me një trend rritjeje.
Ai tha se Vlora është tejmbushur që pas datës 15 dhe jemi në pikun e sezonit.
“Qyteti apo Qarku i Vlorës është një destinacion turistik. Për shkak të tunelit është hapur gjeografikisht e gjithë zona në Qarkun e Vlorës. Kjo ndihmon turistët në gjetjen e hapësirave të reja në plazhe, pasi kemi një shtrirje të gjerë.
Çadrat nga Radhima në Zvërnec variojnë nga 500 deri 1 mijë lekë, me përjashtim të dy apo tre plazheve që konsiderohen si VIP.
Hotelet me 3 apo 4 yjë në Vlorë i gjeni me 40 apo 50 euro, sikundër shkojnë edhe me 150 euro, por që janë hotelet me 5 yje dhe all inclusive”, tha Bedinaj.