AKB reagon duke veçuar disa të gjetura të DASH lidhur me përkeqësimin e politikave për investime në Kosovë

by engel

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan 2024, i cili konstaton se në Kosovë janë ashpërsuar politikat ekonomike për investime.

Ky raport i publikuar ditë më herët i rendit disa vështërsi për ekonominë dhe investimet në Kosovë. Sipas AKB-së, më shqetësuese është mungesa e reformave ekonomike duke rezultuar me përkeqësim të ambientit biznesor për investime.

banner

Të gjeturat problematike të raportit të DASH-it janë shumë, ndërsa AKB ka veçuar disa prej tyre:

1.Politikat kryeneçe të Qeverisë në fushën e ekonomisë, ndërhyrjet politike në biznes dhe ekonomi, mungesa e dialogut publiko-privat, janë sfidë për investitorët dhe avansimin e ekonomisë.

  1. Rregulloret e ndryshme shtetërore që miratohen pa debat serioz me ata që preken nga ato ndryshime të rregulloreve si dhe komunikimi me sektorin privat me qeverinë është i kufizuar.
  2. Rritja ekonomike pengohet nga ekonomia informale, sidomos në sektorët si ndërtimtaria, bujqësia dhe tregtia me pakicë.
  3. Agjencia për Regjistrim të Bizneseve e suspendoi për një kohë licencën e transmetuesit më të madh media në Kosovë.
  4. Regjistrimi i markës tregtare merr 9 muaj kohë kurse miratimi i licencës merr 18 muaj kohë.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka thënë se ata i kanë ngritur këto shqetësime që nga viti i kaluar, por nuk janë marrë parasysh.“Qeveria ka qenë shumë e angazhuar me dialog me Serbinë, ekonomia dhe sektori privat nuk është prioritetet për institucionet e shtetit tonë”, ka thënë Shahini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy