“Biden u dëbua nga pushteti si një qen”, Trump shpërthen ndaj demokratëve: ‘Gënjeshtarja’ Harris shkatërron çdo gjë që prek!

by Merita

Ish-Presidenti Donald Trump ka shpërthyer ndaj Presidentit aktual Joe Biden dhe zëvendëses së tij Kamala Harris në një seri postimesh dhe reagimesh në rrjetin social Truth Social.

Si fillim Trump u shpreh se nuk arrin ta besojë se si Biden po shndërrohet në një hero, teksa e cilësoi atë si “presidentin më të keq në historinë e SHBA-ve”.

banner

Ai shtoi më tej se Biden “u dëbua nga pushteti si një qen”, duke iu referuar largimit të tij nga gara presidenciale pas thirrjeve të vazhdueshme kundër tij brenda partisë së vet.

“Nuk mund ta besoj! Ata po e shndërrojnë Joe Biden, Presidentin më të keq në Historinë e Shteteve të Bashkuara, në një “Hero” – Ai u dëbua nga pushteti si një qen, dhe shikoni se çfarë është në gjendje të bëjë e majta radikale. MAGA2024″, shkroi Trump.

Më tutje Trump vijoi kritikat e tij kundër zv/presidentes Kamala Harris, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtare” e cila “shkatërron gjithçka që prek”.

“Gënjeshtarja Kamala Harris shkatërron gjithçka që prek”, vijoi Trump.

Sakaq, kandidati republikan shkroi se vetë Harris nuk mendon se Biden është i përshtatshëm për të drejtuar SHBA-në për gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas Trump Biden po e delegon autoritetin e tij drejtues te “burokratët e pazgjedhur të Uashingtonit” dhe se ai nuk i beson as zëvendëspresidentes së tij”.

“A mendon genjshtarja Kamala Harris që Joe Biden është i përshtatshëm për të drejtuar SHBA-në për gjashtë muajt e ardhshëm? Ajo duhet t’i përgjigjet pyetjes. Tani duket se Joe po delegon Autoritetin e tij Presidencial tek Burokratët e pazgjedhur të Uashingtonit! Ai nuk i beson as zëvendëspresidentes së tij. KUSH ËSHTË TË DREJTUAR VENDIN?”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy