Izraeli ka informuar SHBA-në se Irani synon të sulmojë së shpejti, ndoshta edhe para takimit të 15 gushtit ndërmjet ndërmjetësve për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Biden u takua me krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të vlerësuar situatën, ndërsa në një apel të përbashkët, këto shtete kërkojnë që Teherani të bëjë “një hap prapa”.
Blinken pritet të fluturojë sot drejt Izraelit, Katarit dhe Egjiptit.
Situata u përshkallëzua edhe më shumë në Lindjen e Mesme pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniye. Izraeli dhe Irani dhe vendet që ata i mbështesin, kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë sulmet.