41
Mot shumë i nxehtë e kryesisht me diell do të vazhdojë të mbajë ditën e premte.
Pasdite vranësira mund të zhvillohen në pjesë të vendit, që më vonë aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtë shiu dhe bubullimë.
Temperaturat minimale zbresin në 18C e 22C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 37C e 38C, njofton Prishtina Weather.
Frynë erëra të lehta dhe mesatare verilindore, me hove mbi 10m/s, në raste të zhvillimeve të rrebesheve.