Oprah Winfrey për pushime në Kroaci?

by Merita

Rreth një javë më parë, në Aeroportin e Zadarit zbarkoi ylli amerikan i televizionit Oprah Winfrey, raporton HRT.

Aeroporti sot në rrjetet sociale publikoi një fotografi me të. Nuk është e qartë nëse Oprah ishte në Kroaci për pushime apo për ndonjë arsye tjetër.

banner

Oprah po kalon disa ditë në Venecia për Festivalin e Filmit.

Ajo ishte më parë në Dubrovnik në vitin 2018, ku erdhi me mikeshën e saj më të mirë, gazetaren Gayle King, dizajneren e modës Diane von Furstenberg dhe presidentin e nderit të shtëpisë së modës Valentino, Giancarlo Giammetti.

Fotografinë e grupit të lumtur nga Dubrovniku e publikoi edhe dizajnerja Diane von Furstenberg me komentin: “Shëtitje pasditeje në Kroaci”.

Oprah fitoi famën me “Oprah Winfrey Show”, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 1986.

Gjatë viteve, në emisionin e saj ka mirëpritur njerëz të zakonshëm me histori të jashtëzakonshme, si dhe shumë personalitete të njohura. Sot, ajo konsiderohet ndër njerëzit më të pasur në botë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy