Komisioni për Integrim Evropian voton tri projektligje

by engel

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar të enjten tri projektligje, në mbledhjen e radhës.

Kryetarja e këtij Komisioni, Rrezarta Krasniqi, tha se të tri këto projektligje janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).

banner

Me gjashtë vota për dhe një abstenim është miratuar i Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Me gjashtë vota për është miratuar edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Po ashtu anëtarët e këtij Komisioni me gjashtë vota për as një kundër dhe as një abstenim ka miratuar Projektligji për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy