Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali po qendron për vizitë në Vatikan

by engel

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë vizitës që po zhvillon në Vatikan mori pjesë edhe në shfaqjen e dokumentarit “Pritja”, nga Roland Sejko, me rastin e 10-vjetorit të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.

Spiropali u takua edhe me Kardinalin Ernest Simoni, i cili sot është 96 vjeç dhe 28 vite i ka vuajtur në burgjet komuniste.

banner

Kryeparlamentarja theksoi se, Kardinal Ernest Simonin, Papa Françesku e ka quajtur, një martir i gjallë i besimit dhe lirisë.
“Vatikan – 28 vite në burgjet komuniste. Sot 96 vjeç. Me mendje të kthjellët dhe shpirt në paqe, Kardinal Ernest Simoni është, siç e ka quajtur Papa Françesku, një martir i gjallë i besimit dhe lirisë.

Në 10-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, pamë së bashku shfaqjen e dokumentarit “Pritja”, nga Roland Sejko.

Provuam emocionet e forta të asaj ngjarjeje të paharruar, përmes dëshmive të rrugës së Shqipërisë, nga errësira drejt dritës”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy