15
Janë hapur procedura disiplinore ndaj Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo është përgjigja që UEFA e ka dhënë për Gazetën Express.
“Janë inicuar procedura disiplonare ndaj Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, bazuar në artikullin 55 të rregullave disiplinore të UEFA-s, për shkak të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor në Bukuresht, Rumani. Informacionet tjera rreth këtyre procedurave do të bëhen të ditura në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s.