Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me këngëtaren Shkurte Fejza është shprehur se kanë folur për shumë tema të aktualitetit, por mbi të gjitha siç tha ai, për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare.
Kurti tha se pasuria kulturore e Kosovës është me vlerë për çdo gjeneratë në Kosovë dhe sidomos kënga jonë vendore është siç u shpreh ai, po aq me peshë për njohjen e Kosovës jashtë vendit në botë.
“Dje, e madhja e popullit shqiptar, Shkurte Fejza mbushi 63 vjet. Para pak kohësh, bashkë në një organizim madhështor ia shënuam 50-vjetorin e karrierës. Sot ishim në Suharekë dhe e vizituam Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit”.
“Me Shkurten folëm për shumë tema të aktualitetit tonë, por mbi të gjitha për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare. Pasuria kulturore e Kosovës është me vlerë për çdo gjeneratë në Kosovë dhe sidomos kënga jonë vendore është po aq me peshë për njohjen e Kosovës jashtë vendit në botë. I urova shëndet e jetë të gjatë, me dëshirën që përveç Prishtinës e qyteteve tjera, tash e tutje ta dëgjojmë duke interpretuar edhe në skenën e bukur të shtëpisë së kulturës në Suharekë”, ka shkruar Kurti.