143 vdekje në Kongo, zyrtarët shëndetësorë hetojnë një sëmundje misterioze

by Merita

Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka lënë dhjetëra persona të vdekur përgjatë dy javëve po hetohet në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale.

Vdekjet u regjistruan midis 10 dhe 25 nëntorit në zonën shëndetësore Panzi të provincës Këango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri provincial i shëndetësisë Apollinaire Yumba.

banner

Zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, i tha Associated Press të martën se midis 67 dhe 143 njerëz kishin vdekur.

“Një ekip ekspertësh epidemiologjikë pritet në rajon për të marrë mostra dhe për të identifikuar problemin”, shtoi ai.

Yumba këshilloi popullatën të tregojë kujdes dhe të përmbahet nga kontakti me trupat e pajetë për të shmangur kontaminimin. Ai u bëri thirrje partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të dërgojnë furnizime mjekësore për t’u marrë me krizën shëndetësore.

Kongo është tashmë e rrënuar nga epidemia mpox, me më shumë se 47,000 raste të dyshuara dhe mbi 1,000 vdekje të dyshuara nga sëmundja në vendin e Afrikës Qendrore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH-ja është në dijeni të sëmundjes së paidentifikuar dhe ka një ekip në terren që punon me shërbimet shëndetësore lokale për të mbledhur mostra, sipas një punonjësi të organizatës i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy