Parashikohen investime prej 11 milionë dollarësh
Qeveria izraelite ka miratuar një plan për dyfishimin e popullsisë në Altun Golan të pushtuara dhe të aneksuara, pas rënies së Bashar al-Assad në Siri.
Qeveria ka “miratuar unanimisht” planin prej 40 milionë shekel (11 milionë dollarë) për zhvillimin demografik të Golanit në dritën e luftës dhe frontit të ri në Siri, si dhe dëshirës për të dyfishuar popullsinë, ka deklaruar zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Izraeli ka okupuar pjesën më të madhe të Alturave të Golanit që nga viti 1967 dhe e ka aneksuar këtë territor në vitin 1981, një veprim që është njohur vetëm nga Shtetet e Bashkuara, shkruan ANSA. / Informim.net