Osmani – BE-së: Nëse ka meritokraci, duhet të merrni hapa konkretë për integrimin e Kosovës

by Merita

Presidentja Vjosa Osmani ka renditur katër pika kryesore që thotë se ua ka thënë liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor.

Osmani ka theksuar se nëse BE-ja thotë se anëtarësimi në bllok bëhet në bazë të meritave, atëherë është dashur që ta fillojë trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit të Kosovës dhe t’i heq masat kundër saj.

banner

Ajo ka shtuar më tej se ka kërkuar që Serbisë t’i kërkohet llogari për aktet e agresionit në Kosovë.

“E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm; Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane; Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe; Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të mërkurën, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se anëtarësimi në BE bëhet në bazë të meritave – gjë që u përsërit edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo e fundit ka thënë se Komisioni është i gatshëm për ta përgatitur opinionin për status kandidati për Kosovës, si dhe heqjen e masave, por se për këtë duhet unanimitet në Këshill.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy