Komuna e Prishtinës bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdeshëm kur dalin në sheshet e qytetit

by engel

Si duket sulmi në Magdeburg të Gjermanisë ku mbetën së paku 5 të vdekur e dhjetëra u plagosen rëndë nga një sulm terrorist, ka ndikuar që Komuna e Prishtinës të bëj thirrje publike për qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur ata frekuentojnë sheshet e qytetit që janë të mbipopulluara nga njerëz që kanë dal për t’u argëtuar.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

banner

Në njoftim thuhet se në festat e fundvitit, kryeqyteti mbushet me vizitorë dhe aktivitete të shumta, prandaj është e rëndësishme të tregohet kujdes.

“Gjatë ditëve të festave që po afrohen, kur Kryeqyteti ynë mbushet me gëzim, vizitorë dhe aktivitete të shumta, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Apelojmë për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët:

  • Vëzhgoni rrethinën dhe lajmëroni menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, situatë apo individ që mund të paraqesë rrezik për rendin dhe sigurinë.
  • Kontaktet emergjente: Policia e Kosovës – 192 | Zjarrfikësit – 193 | Ndihma e Shpejtë – 194, Qendra Operative Emergjente 0800 122 33 ose 122 44.
  • Mos hezitoni të raportoni mjete apo pako të braktisura në hapësira publike.

Lutemi për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopulluara si:

  • Sheshet dhe qendrat kryesore të qytetit
  • Hapësirat tregtare dhe festive
  • Pikat e organizimeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera publike.
    Rregullat bazë për një festë të sigurt:
  • Kujdesuni për sendet personale gjatë lëvizjes në turma.
  • Respektoni udhëzimet e organeve të sigurisë dhe sinjalizimet në trafik.
  • Mos bllokoni hyrjet dhe daljet e objekteve publike.

Masat që do të zbatohen gjatë festave janë si vijon:

  1. Rritja e pranisë së forcave të rendit dhe sigurisë
    o Patrulla shtesë do të jenë të pranishme në sheshet kryesore dhe zonat me dendësi të madhe të qytetarëve.
  2. Paralajmërim mbi përshkrimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike
    o Kujtojmë qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i rrezikshëm dhe i ndaluar në hapësirën publike.
    o Do të ketë kontrolle të shtuara nga organet përkatëse.
  3. Ndihma e shpejtë dhe shërbimet emergjente
    o Te gjitha ekipet Emergjente te Kryeqytetit dhe Policisë se Kosovës do të jenë të gatshme 24/7 për çdo situatë të mundshme.
  4. Thirrje për kujdes të shtuar

Tutje, komuna fton qytetarët të kenë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe të moshuarve në turmat e mëdha.

“Si gjithmonë, mirëqenia e Kryeqytetit tonë është përgjegjësi e përbashkët. Duke qëndruar të kujdesshëm dhe të bashkëpunueshëm, festat tona do të jenë më të sigurta dhe më të gëzueshme për të gjithë”, vijon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy