Elshani tregon për bastisjen e zyres paralele në Mitrovicen e Veriut

by engel

Gazetën Express ka dhënë detaje lidhur me një aksion që është zhvilluar sot në Veri të Mitrovicës. Elshani ka treguar se bashkë me zyrtarët Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë verifikuar një pronë tek “Tre Rrokaqiejt”.

Ai ka thënë se në momentin që kanë hyrë në objekt, në katin e parë të ndërtesës, Policia e Kosovës ka biseduar me disa persona të cilët kanë treguar se aty janë disa punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal.

banner

Elshani ka thënë se pas verifikimit të disa dokumenteve, kanë njoftuar Prokurorinë e Mitrovicës dhe është hapur rast për dyshimin për falsifikimin e dokumenteve.

“Punëtorët janë lejuar t’i marrin gjërat personale dhe të largohen nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar dhe policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje. Gjatë këtij veprimi policor s’ka pasur ndonjë incident”, ka përfunduar Elshani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy