Chelsea regjistroi ndalesën e dytë radhazi në Premier League, pas barazimit me Everton një javë më parë. Blutë e Londrës u mposhtën me përmbysje nga Fulham me rezultatin 2-1. Palmer zhbllokoi fillimisht rezultatin në minutën e 16-të, ndërsa pjesa e dytë ishte tjetër histori. ëilson barazoi shifrat në minutën e 82-të, para se Muniz me golin e tij në minutën e 95-të, të përmbyste rezultatin.
Pas kësaj humbje, Chelsea mban vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Fulham në vendin e tetë me 28 pikë.
Fitore të madhe mori edhe Nottingham, që mposhti minimalisht Tottenham-in. Një gol i Elanga në minutën e 28-të vulosi takimin. Kjo fitore e konfirmon Nottingham-in si surpriza e sezonit, pasi mban vendin e tretë me 24 pikë. Tottenham renditet në vendin e 11-të me 23 pikë.
Në takimet e tjera, Newcastle fitoi 3-0 ndaj Aston Villa-s, West Ham mposhti minimalisht Southampton-in, ndërsa Bournemouth barazoi pa gola ndaj Crystal Palace.