Këngëtarja, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me një postim të paharrueshëm në Instagram, pasi ka shfaqur unazën e saj të fejesës dhe një pamje festive.
Ajo pozoi me një kostum të bardhë dhe kapelë të Babadimrit, duke tërhequr vëmendjen për diamantin e saj mahnitës, vlerësuar në 25 mijë funte (30 mijë euro).
Dua, 29 vjeçe, ndau momentet e Krishtlindjeve me fansat, duke shkruar se “krishtlindja ishte e bukur” dhe se kishte gatuar një gjel deti të shijshëm, shkruan DailyMail.
Unaza e saj, e vendosur në një shirit ari 18 karat, u vlerësua nga ekspertët si një diamant klasik, me një çmim të mundshëm, 30 mijë euro.
Një burim tha për “The Sun” se Dua dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, janë shumë të lumtur dhe se kanë festuar një Krishtlindje të paharrueshme.
Çifti ka qenë shumë i dashuruar dhe tani janë fejuar, duke shijuar një moment të veçantë pas një viti të suksesshëm për Duan në karrierën e saj.
Dua dhe Callum kishin ndezur thashethemet për romancë që në fillim të vitit, dhe tani janë në kulmin e lumturisë së tyre personale.