Traditat fatsjellëse për mbrëmjen e Viti të Ri

by Merita

Nata e ndërrimit të viteve është një moment i veçantë, i mbushur me tradita dhe zakone, përfshirë ato që lidhen me ushqimin.

Sipas besimeve të ndryshme popullore, disa ushqime konsiderohen të lidhura me fatin dhe mbarësinë për vitin e ri që po vjen.

banner

Ja disa prej tyre që shpesh mendohet se sjellin fat.

12 kokrra rrushi

Një traditë që vjen nga Spanja e Portugalia, ku konsumimi i 12 kokrrave të rrushit në mesnatë simbolizon 12 muajt e vitit të ardhshëm. Secila kokërr përfaqëson një muaj, dhe besimi thotë se kjo sjell mbarësi për çdo muaj të vitit.

Ushqime në formë rrethi

Kjo ka të bëjë me ushqime si petullat e ëmbla ose kekët që kanë formë rrethore, me hapësirë në mes. Kjo simbolizon ciklin e plotë të vitit, duke sugjeruar që viti i ri do të jetë i plotë dhe i mbarë.

Çarja e një shege

Në Greqi, është një traditë që të përplasësh një shegë në dysheme gjatë natës së Vitit të Ri. Kokrra e shegës simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien, dhe sa më shumë kokrra të dalin, aq më shumë mbarësi pritet për vitin e ri.

Pjekja e peshkut të pacopëtuar

Peshku është një simbol i fatit për tre arsye: luspat e tij ngjasojnë me paratë, ai noton gjithmonë përpara dhe qëndron në grupe, që simbolizon unitetin e familjes.

Konsumimi i makaronave të gjata

Sipas një tradite japoneze, makarona të gjata simbolizojnë një jetë të gjatë dhe fat. Besimi thotë se këto makarona duhet të konsumohen pa i thyer për të sjellë fatin e dëshiruar.

Perime me ngjyrë të gjelbër

Këto perime, që ngjasojnë me paratë, konsiderohen fatsjellëse në disa kultura, pasi besohet se ato tërheqin mbarësi dhe pasuri.

Thjerrëzat

Në Itali dhe Brazil, thjerrëzat janë të njohura për simbolizimin e pasurisë, pasi kanë ngjashmëri me monedhat. Ky ushqim është gjithashtu pjesë e traditave romake dhe besohet se sjell fat dhe pasuri.

Kek me monedhë

Një tjetër traditë greke kërkon që të piqet një kek i veçantë i quajtur “vasilopita”, në të cilin futet një monedhë. Personi që gjen monedhën në pjesën e tij të kekut, thuhet se do të ketë fat dhe mbarësi gjatë vitit që vjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy