‘Të vij në mes të Prishtinës’, përplasje e tensionuar në Big Brother Vip, Gjesti përballet me kërcënime 

by informim peje

Një situatë tensionuese ndodhi mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania,” ku Gjesti u përball me kërcënime nga Gerti pas një përplasjeje mes tyre.

Gjatë debatit, Gerti i drejtoi këngëtarit fjalë kërcënuese, duke përmendur se mund ta ndjekë edhe jashtë shtëpisë.

banner

Në një moment, ai tha: “Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”, duke shtuar më tej:
“Të vij në mes të Prishtinës, do t’i tregoj gjitha format…”.

Pavarësisht tensionit, Gjesti qëndroi i qetë dhe nuk reagoi me të njëjtën gjuhë, duke shmangur përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, ky moment ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku diskutimet dhe reagimet ndaj sjelljes së Gertit janë bërë virale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy