17 vrasje për një vit në Kosovë, ekspertët e sigurisë tregojnë faktorët

by informim peje

Viti 2024 ka shënuar një rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme në Kosovë, sipas statistikave nga Policia e Kosovës. Numri i vrasjeve ka pësuar një ulje prej 41.38%, duke kaluar nga 29 raste në vitin 2023 në 17 raste për vitin 2024 që e lamë pas.

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka thënë se thotë se ka disa faktorë.

banner

“Konfliktet sociale dhe politike, revolta sociale, varfëria dhe papunësia” janë disa nga faktor “shtytës” që ndikojnë deri në vrasje, sipas ekspertit Dashevci.

“Konfliktet sociale dhe politike:Pasojat e konflikteve të mëparshme dhe tensioneve politike mund të shkaktojnë rivalitet dhe urrejtje midis individëve dhe grupeve të ndryshme.

Pronat e pazgjidhura dhe Uzurpimet: Në disa raste, prona, vendet e punës, dhe resurset janë objekt i konflikteve midis familjeve apo grupeve të fuqishme, duke shkaktuar konflikte të dhunshme që qojnë deri te vrasja.

Krimi i organizuar: Prania e një bande ose më shumë bandave të ndryshme kriminale dhe trafikimi i drogës që është një dukuri mjaftë shqetësuese në Kosovë mund të shkaktojë dhe po shkakton tash më një ambient të dhunshëm dhe të pasigurtë, duke kontribuar në vrasje dhe kriminalitete të tjera. Revoltat sociale,mosmarrëveshjet në lidhje me politikat sociale , ekonomike mund të shkaktojnë protesta dhe revolta të cilat mund të përfshijnë dhunë dhe vrasje.

Varfëria dhe papunësia: niveli i lartë i varfërisë dhe papunësisë mund të çojë në shtimin e krimeve, duke përfshirë edhe vrasje, si një mënyrë për të përfituar ose për të shprehur frustrime të ndryshme për shkak të gjendjes që kanë.

Problemet sociale dhe emocionale. Mungesa e trajtimit për shëndetin mendor, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë dhe varfëria e arsimit mund të kontribuojnë në sjellje të dhunshme dhe krimin në përgjithësi, këto janë evidente në Kosovë”, tha Dashevci.

Dashevci ka thënë se sanksionet penale duhet të “ashpërsohen” sepse në shumë raste vrasjet në Kosovë po kryhen nga personat me të kaluar kriminale.

“Sanksionet penale mendoj që duhet të ashpërsohen sepse në shumë raste këto vrasje po kryhen nga njerëz me të kaluar kriminale ose recidivistë dhe me ashpërsimin e sanksioneve gjithmonë për qëllim parandalimin do të kishte rezultat pozitiv dhe të shpejtë”, theksoi Dashevci.

Psikologia Atifete Syla në një përgjigje për Portalin Dukagjini u shpreh se “mungesa e ndërgjegjjes, problemet me kontrollimin e emocioneve apo impulsivitetin, hakmarrja…” janë disa faktor psikologjik më të shpeshtë që kanë ndikuar në shtyerjen e vrasjes nga kryesi i veprës

“Mungesa e ndërgjegjes, problemet me kontrollimin e emocioneve apo impulsiviteti, hakmarrja, ekspozimi ndaj dhunës për një kohë të gjateë sidomos në fëmijëri”, janë disa nga faktorët sipas psikologes, Syla.

Syla ka përmendur edhe faktorë “organik” si p.sh “dëmtimi i lobit frontal i cili ka të bëjë me emocionet” si faktor në shtytjen e vrasjes nga kryesi i veprës.

Ndryshe, Kosova përgjatë vitit 2023 është tronditur nga dhjetëra vrasje, të cilat kanë ndodhur nga 1 janari e deri më 30 nëntor të 2023.

Gjatë kësaj periudhe kohore, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 28 vrasje. Ky numër u bazua në raportin e policisë për periudhën janar-nëntor të vitit 2023.

Kjo shënon një rritje të vrasjeve krahasuar me vitin 2022, ku për 365 ditë u raportuan 21 vrasje.

Megjithatë, vrasjet nuk u ndalen as pas kësaj periudhe kohore.

Më 16 dhjetor u raportua të ketë ndodhur një vrasje në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku një person u vra me armë të ftohtë.

Rasti tjetër i njohur i vrasjes në Kosovë përfshin vdekjen e Liridona Ademajt.

Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar disa persona, duke përfshirë bashkëshortin e saj, Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Murseli akuzohet se i kishte premtuar Plavës një shumë të madhe parash për kryerjen e vrasjes. /Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy