Radja Nainggolan është arrestuar si pjesë e një hetimi për trafik kokaine.
Ylli, i cili aktualisht luan për skuadrën belge Lokeren-Temse, u arrestua të hënën në mëngjes si pjesë e një hetimi për importin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, nëpërmjet portit të Antwerp.
Si pjesë e hetimit, rreth 30 shtëpi u kontrolluan në provincën e Antwerpen dhe në kryeqytetin belg, Bruksel, sipas gazetës holandeze De Telegraaf.
Gjatë hetimit, makina e Nainggolan u tërhoq, mes një numri pasurish të tjera.
“Hetimi ka të bëjë me fakte të dyshuara të importimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, nëpërmjet portit të Antwerp-it dhe rishpërndarjes së saj në Belgjikë”, thotë zyra e prokurorit publik të Brukselit.
“Mund të konfirmojmë se futbollisti Radja Nainggolan është arrestuar.
“Meqë marrjet në pyetje janë aktualisht në vazhdim, nuk do të bëhet asnjë koment i mëtejshëm në këtë fazë”.
Nuk është hera e parë që Nainggolan lidhet me kontrabandën e kokainës.
Raporti thotë se një nga partnerët e biznesit të mesfushorit në një firmë private avionësh është dënuar për kontrabandë droge për organizatën terroriste Hezbollah.
Kohët e fundit, Nainggolan ishte parë rregullisht me njerëz të afërt me botën e drogës në jetën e natës në Antwerp.