37
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në një komunikatë të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit u bë e ditur se në takim Kurti dhe De Riu, diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve.
“Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali.”, është thënë në komunikatë.