Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të propozuar nga BE-ja.
Orav tha se draft-statuti është hartuar nga Bashkimi Evropian dhe është dorëzuar në Prishtinë nga ish-emisari special për dialogun, Miroslav Lajçak, teksa u shpreh se pasardhësi i Lajçakut, Peter Sorensen, gjatë vizitës së tij i ka dëgjuar qëndrimet e të gjitha palëve në lidhje me këtë çështje.
“Statuti është hartuar nga BE-ja, është dorëzuar këtu nga përfaqësuesi i kaluar special për dialogun dhe pasi Sorenseni ka qenë këtu për t’i dëgjuar qëndrimet e të gjitha palëve, kishim qëndrime të ndryshme se si duhet të vazhdojmë me procesin dhe prapë i takon atij të vendosë nëse diçka mund të bëhet më ndryshe ose për të vazhduar saktësisht në mënyrën e njëjtë”.
“Ne po i dëgjojmë të gjitha mesazhet në takimet zyrtare, prapa dyerve të mbyllura por edhe duke analizuar dhe duke përcjellur për së afërmi mediat se çfarë thonë politikanët, shoqëria civile, biznesmenët dhe i marrim parasysh të gjitha”, tha Orav në një intervistë në Klan Kosova.
Në lidhje me draft-statutin, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ai nuk është në linjë me opinionin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionin.
Ai tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimi Evropian të vazhdojnë të punojnë së bashku, ashtu siç kanë bërë vite me radhë.
“Natyrisht! Shpresa jonë është të vazhdojmë të punojmë ngushtë siç kemi bërë deri më tani, dhe tash do të doja t’i kthehesha punës sime paraprake kur kam punuar në Maqedoni të Veriut. Ishim duke punuar krahë për krahë më ambasadorin e SHBA-ve çdo ditë”, tha Orav.
Orav thotë se nëse punohet së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikën, bëhen mrekulli, ashtu siç kur u formua qeveria teknike në Maqedoni të Veriut.
“Ditët e mia në Kosovë janë shumë të zëna. Si shkoj në shtëpi hapi telefonin, e në ditët e fundit, madje në muajt e fundit, jemi ballafaquar me shumë befasi, nëse e ndiqni çka po ndodh në botë, kështu për momentin kam një ndjesi që nuk do të ketë më befasi”, tha tutje Orav.
“Shpresoj shumë që ne, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të punojmë së bashku, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm Kosovë-Serbi, por në të gjithë botën”, tha ai.