Hykmete Bajrami i kundërpërgjigjet Hekuran Muratit: Ai që sot flet për Kushtetutën, e ka shkelur vetë atë

by engel

Në një reagim publik përmes një postimi në Facebook, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur deputetit dhe ministrit në detyrë, Hekuran Murati, i cili më herët kishte publikuar një shkrim ku rikujtonte dispozitat kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Bajrami e cilëson ironike dhe fyese për qytetarët që Murati sot flet për “përgjegjësi kushtetuese”, ndërkohë që, sipas saj, ai vetë nuk i ka kuptuar ende bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë që rregullojnë punën e Kuvendit të Kosovës.

banner

Deputetja e LDK-së thekson se Murati është vetë në shkelje të Kushtetutës pasi vazhdon të mbajë njëkohësisht postin e ministrit dhe atë të deputetit, gjë që bie ndesh me nenin 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku parashikohet ndarja e qartë e pushteteve.

“Deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton apo jo,” shkruan Bajrami, duke cituar nenin 70, pika 1 të Kushtetutës, për të nënvizuar se çdo përpjekje për të kushtëzuar votën e deputetëve është e papranueshme dhe bie ndesh me rendin kushtetues.

Ajo shton se ky reagim bëhet në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi – siç shkruan ajo – është fyerje ndaj inteligjencës publike të diskutohet për kushtetutshmëri me persona që, sipas saj, e kanë shkelur atë në mënyrë të përsëritur.

“Nuk mund të flasësh për Kushtetutë teksa e shkel në mënyrë të vazhdueshme duke mbajtur njëkohësisht pozita ekzekutive dhe legjislative, apo duke mohuar të drejtat e mbi 90 mijë shërbyesve civilë,” përfundon Bajrami.

Ky shkëmbim deklaratash vjen në një kohë të tensionuar politike, ku çështjet e respektimit të Kushtetutës dhe ndarjes së pushteteve mbeten në qendër të debatit publik dhe institucional në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy