Autoriteti Kosovar i Konkurrencës refuzon pjesëmarrjen në takimin e deputetes Hykmete Bajrami për tregun e energjisë elektrike

by informim peje

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur për nesër nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, lidhur me vendimin për kalimin e bizneseve në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, AKK ka bërë të ditur se vendimi për mospjesëmarrje bazohet në mandatin kushtetues dhe ligjor të Autoritetit të Konkurrencës, si dhe në nevojën për ruajtjen e pavarësisë dhe paanshmërisë institucionale, që janë shtyllat themelore për funksionimin dhe integritetin e institucionit.

banner

Në njoftim citohet neni 21, paragrafi 1 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Kjo dispozitë nënvizon domosdoshmërinë që Autoriteti të veprojë vetëm mbi bazën e ligjit dhe të kompetencave të tij, pa u përfshirë në format politike, debate ad-hoc apo iniciativa që nuk zhvillohen në përputhje me strukturat zyrtare shtetërore.

Më tej, në rrethanat aktuale ku Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është i konstituar, Autoriteti nuk është në pozitë institucionale për të ndërvepruar me grupe parlamentare, deputetë individualë apo organizata me natyrë politike jashtë kuadrit formal të Kuvendit”, ka thënë AKK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy