Pak para seancës, Kurti mbledh Qeverinë në detyrë – pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve

by informim peje

Qeveria në detyrë mblidhet sot.

Në një njoftim nga Kryeministria bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

banner

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 10 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve, si dhe do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësim të disa pronave.

Sot po ashtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin e planit hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy