Faton Peci dorëzoi dosjen në Prokurori para intervistimit, ka vepruar në mënyrë proaktive, thotë avokati

by engel

Avokati i ministrit në detyrë, Faton Peci, ka deklaruar se klienti i tij i ka dorëzuar Prokurorisë dosjen e fabrikës së mbetjeve shtazore 10 ditë para se të thirrej për intervistim.

Në një intervistë për T7, Taulant Hodaj ka bërë të ditur se Peci ka vepruar në mënyrë proaktive, duke ia dorëzuar institucionit dosjen me kërkesën që të verifikohej.

banner

“Para dhënies së dëshmisë së tij, 10 ditë përpara, ministri vetë e ka dorëzuar dosjen në Prokurori, duke thënë: ‘Po bëhet bujë në media, ja ku e keni dosjen, kapni dhe verifikoni’,” ka theksuar Hodaj.

Ai ka pohuar se Policia dhe Prokuroria nuk ishin në dijeni të faktit se Peci kishte dërguar dosjen vetë. Sipas avokatit, ky veprim tregon se ministri nuk ka pasur asgjë për të fshehur.

Hodaj ka shprehur besimin se situata do të sqarohet shpejt, pasi nuk ka asgjë serioze në këtë çështje. Ai ka argumentuar se nëse do të kishte elemente shqetësuese, vetë Peci nuk do të kishte dorëzuar dosjen në mënyrë proaktive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy