Sfida të mëdha për Kosovën pas liberalizimit të tregut të energjisë

by engel

Inxhinieri i sistemeve për energji solare, Albin Kastrati, ka diskutuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova mbi sfidat që mund të përballet Kosova pas liberalizimit të tregut të energjisë.

Sipas tij, vendi ende nuk ka politika të qarta dhe infrastrukturën e nevojshme për të operuar si pjesë efektive e tregut të lirë.
“Mënyra si ka ndodhur tek ne liberalizimi i tregut në Kosovë është pak problematike, sepse nuk i kemi akoma politikat dhe infrastrukturën adekuate për me dal në treg të lirë,” deklaroi Kastrati, sipas Klankosova.tv.

banner

Mungesa e linjave ndërkufitare, faktor kufizues
Ai theksoi se mungesa e linjave të fuqishme ndërkufitare, përveç lidhjes me Shqipërinë, ndikon në qasjen në bursat ndërkombëtare, ku çmimet janë më konkurruese.

“Nëse kishim pas linjë të 400 kV me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, do ishte më e lehtë me pas qasje në bursat kombëtare. Por, për shkak se kemi lidhje vetëm me Shqipërinë, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht si prodhuese e qëndrueshme e energjisë elektrike, kjo ndikon që të kemi oferta të ulëta dhe çmime më të larta,” u shpreh ai.

Për më tepër rreth kësaj teme, ndiqqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy