BQK dhe FMN diskutojnë transparencën bankare në Kosovë

by engel

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatoren Nesrin Shileku-Shala dhe ekipin e tij, zhvilluan një takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të udhëhequr nga shefi i misionit, Arkadiusz Majewski.

Takimi u mbajt në kuadër të asistencës teknike të FMN-së për rishikimin dhe zbatimin e Kodit të Transparencës për Bankat Qendrore, një nismë që synon forcimin e qeverisjes së mirë dhe rritjen e besimit publik në institucionet financiare.

banner

Guvernatori Ismaili falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e transparencës në sistemin bankar, duke e cilësuar si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar në vend.

Gjatë vizitës, misioni i FMN-së analizoi praktikat e BQK-së në fushën e komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet, sektorin financiar dhe publikun. Ky proces ka për qëllim rritjen e efektivitetit dhe llogaridhënies, duke e përafruar Kosovën me standardet ndërkombëtare.

Ky projekt pason praktika të ngjashme në rajon dhe tregon përkushtimin e BQK-së për avancim institucional dhe ndërtim të një sistemi financiar më transparent dhe të besueshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy