Kujdesi për shëndetin: Ja ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve

by informim peje

Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grup moshe, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.

Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës që arrin deri në 39 përqind.

banner

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që duhen shmangur pas këtij pragu të rëndësishëm të moshës së njeriut.

Mishrat e përpunuar

Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e semundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Këtu përfshihen: salsiçet, proshutat dhe sallamet.

Alkooli

Konsumi i lartë i alkoolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi.Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.

Pijet e gazuara

Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë.Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën.

Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.

Të skuqurat

Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.

Drithërat jo të plota

Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy