Kërcënimi për bombë në Kuvend, gazetari i njohur: “Një inskenim i qartë”

by informim peje

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shprehur sot dyshimet e tij se kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, i cili shkaktoi ndërprerjen e seancës konstituive, mund të ketë qenë një inskenim.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi thekson se nëse kërcënimi do të ishte real, reagimi i institucioneve të sigurisë do të ishte më serioz dhe më i gjerë.

banner

Ai ka përmendur tri arsye që e bëjnë të dyshojë për natyrën e këtij alarmi:

Në rast të një kërcënimi serioz për bombë, perimetri i sigurisë do të duhej të përfshinte jo vetëm objektin e Kuvendit, por edhe ndërtesën e Qeverisë dhe ato përreth.

Nuk ka pasur asnjë vlerësim të qartë për llojin dhe madhësinë e mundshme të bombës, si dhe për përmasat e një shpërthimi të mundshëm.

Nuk ka pasur garanci për sigurinë e deputetëve të VETËVENDOSJE!-s në ndërtesën e Qeverisë, e cila është ngjitur me objektin e Kuvendit, dhe askush nuk ka vlerësuar se nëse bomba shpërthen, nuk do të shkaktojë dëme në këtë ndërtesë.

“Leni këta filma të nderuar!”, ka përfunduar postimin e tij Kajtazi, duke shprehur skepticizëm ndaj mënyrës se si është menaxhuar situata.

Ky reagim i gazetarit vjen në një kohë kur autoritetet vazhdojnë kontrollin dhe hetimet lidhur me alarmin për bombë, i cili ndërpreu punimet e Kuvendit dhe ngjalli shqetësime për sigurinë e institucioneve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy