Hykmete Bajrami: Dhuna ndaj grave në politikë është realitet i hidhur, por nuk duhet të na ndalë

by engel

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka marrë pjesë sot në një tryezë të organizuar nga OSBE, ku është diskutuar mbi dhunën ndaj grave në politikë dhe jetën publike, në kuadër të promovimit të Deklaratës kundër kësaj forme të dhunës, të nënshkruar nga 66 deputete të Kuvendit të Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Në fjalën e saj, Bajrami falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe për rolin e tyre në rritjen e vetëdijes publike mbi sfidat që përballen gratë në skenën politike. Ajo ndau me të pranishmit edhe përvojën e saj personale, duke treguar se është një nga tri gratë më të sulmuara në rrjetet sociale në vend.

banner

“Fatkeqësisht, qëndroj ndër tri gratë më të sulmuara në vend në rrjetet sociale. Ky është një realitet i hidhur, por që më ka forcuar dhe më ka ndihmuar të ndërtoj një lloj imuniteti ndaj gjuhës së urrejtjes. Mua shpifjet nuk më ndalin, këtë vendim e kam marrë me kohë,” theksoi ajo.

Deputetja Bajrami nënvizoi se statistikat janë të qarta: gratë në politikë targetohen shumë më shpesh sesa burrat, dhe kjo është një sfidë që kërkon guxim, durim dhe përgatitje të madhe – jo vetëm nga vetë gratë, por edhe nga familjet e tyre.

“Ky është realiteti i shumë grave në politikë, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë. Por kjo nuk duhet të na dekurajojë. Përkundrazi, është pikërisht kjo sfidë që e bën angazhimin politik më domethënës,” shtoi Bajrami.

Në tryezë morën pjesë edhe deputetet Saranda Bogujevci dhe Blerta Deliu, përfaqësues të OSBE-së, si dhe gra nga kuvendet komunale – asambleiste dhe kandidate për asambleiste.

Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të adresuar dhe luftuar dhunën me bazë gjinore në jetën publike dhe për të garantuar pjesëmarrje të barabartë dhe të sigurt të grave në politikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy