Kamionët mund të lëvizin drejt RMV-së – Qendra Kufitare jep njoftimin

by informim peje

Qarkullimi për të gjithë kamionët në drejtim të Maqedonisë së Veriut është normalizuar. Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj në Facebook.

“Ju njoftojmë se është liruar rruga për qarkullim të gjithë kamionëve në drejtim të RMV-së”, thuhet në njoftim.

banner

Nuk janë dhënë detaje të hollësishme lidhur me arsyet e bllokimit të mëhershëm, por situata tashmë është kthyer në normalitet. Qendra për Menaxhim Kufitar po ashtu ka siguruar qytetarët dhe transportuesit se po monitoron nga afër gjendjen në të gjitha pikat kufitare, me qëllim të garantimit të një qarkullimi të sigurt dhe të pandërprerë të mallrave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy