Policia e Kosovës njofton opinionin publik se në qytetin e Pejës ka ndodhur një incident familjar, ku një person e mitur është sulmuar fizikisht nga axha i saj dhe djali i tij.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Pejë dhe njësitet relevante kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për lëndime fizike, ndërsa viktima është trajtuar në mënyrë të duhur nga autoritetet përkatëse.
Dy të dyshuarit janë arrestuar në vendngjarje, dhe pas procedurave të nevojshme janë intervistuar në prani të prokurorit të rastit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vijim.
Policia e Kosovës dënon çdo formë të dhunës, veçanërisht atë që ushtrohet ndaj të miturve, dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm në numrat emergjentë apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.