Dezërton një ushtar i FSK-së, nuk kthehet në Kosovë

by Nexhat

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shkaktuar skandal duke mos u kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton ATV me burime, bëjnë të ditur se ushtari ishte pjesë e një grupi të FSK-së që po qëndronte në SHBA për trajnim

banner

Mirëpo, por ai është ndarë nga pjesa tjetër e grupit dhe ka vendosur të qëndrojë ilegalisht tek familjarët e tij në Amerikë.

Sipas të njëjtave burimeve, atij ju është kthyer vetëm një uniformë nga trajnimi. Dyshohet se vendimi i tij lidhet me kushtet e vështira ekonomike dhe dëshirën për një jetë më të mirë në SHBA.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra dhe shqetësime në opinion, pasi paraqet jo vetëm një shkelje të rëndë disiplinore, por edhe dëmton imazhin e institucioneve të sigurisë në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy