Prokurorja pas vendimit për Shalën: Do ta shqyrtojmë me kujdes aktgjykimin

by Nexhat

Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest ka mirëpritur aktgjykimin e sotëm në gjyqin e apelit ndaj Pjetër Shalës duke theksuar se zyra e saj do ta shqyrtojë me kujdes të gjithë aktgjykimin ditët e ardhshme.

“E mirëpres aktgjykimin e sotëm i cili përforcon sundimin e ligjit dhe kontribuon në arritjen e vënies para përgjegjësisë për krime serioze dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat e Shala”, tha Uest në një reagim pas shpalljes së aktgjykimit nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara.

banner

“Mbaj shënim ndryshimin e gjatësisë së dënimit të shqiptuar dhe konstatimet e tjera të gjykatës. Zyra ime do ta shqyrtojë me kujdes të gjithë aktgjykimin ditët e ardhshme”, vazhdoi Prokurorja e Specializuar.

Në aktgjykimin e shkallës së parë të 16 korrikut 2024, Shala u shpall fajtor për tre akuza për krime lufte – ndalim arbitrar; torturë; dhe vrasje e paligjshme – dhe u dënua me 18 vjet burg.

Sot, Paneli i Gjykatës së Apelit i la në fuqi dënimet për të gjitha akuzat, theksoi natyrën e rëndë të krimeve dhe ndryshoi gjatësinë e dënimit të Shala në 13 vjet burg.

Sipas Krimet e Shalws u kryen në periudhën prej rreth 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave – kryesisht shqiptarë të Kosovës – që ishin paraburgosur në Fabrikën e Metalit në Kukës, Shqipëri.

Trupi Gjykues konstatoi në aktgjykimin e shkallës së parë se viktimat e kësaj çështjeje gjyqësore ishin mbajtur në kushte çnjerëzore e degraduese dhe i ishin nënshtruar abuzimit psikologjik e fizik, dhe një nga viktimat u vra.

Shala apeloi kundër aktgjykimit të shkallës së parë dhe seanca dëgjimore e apelit u zhvillua më 15 dhe 16 maj 2025.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në Njësinë e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy