Një operacion i përbashkët i Prokurorisë së Pejës – Departamenti për Krime të Rënda dhe Njësitit Antidrogë ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike dhe armëve.
Në këtë aksion janë konfiskuar rreth 3 kilogramë drogë, armë zjarri, para të gatshme si dhe mjete të tjera të dyshuara se përdoren për veprimtari të paligjshme të shit-blerjes së narkotikëve.
Gjatë bastisjes, autoritetet kanë arrestuar një person, i cili tani po qëndron në pritje të vendimit për masën e paraburgimit. Prokuroria e Shtetit pritet që brenda ditës së sotme të paraqesë kërkesën për caktimin e kësaj mase ndaj të dyshuarit.
“Të gjitha sendet e sekuestruara janë marrë me urdhër të prokurorit të shtetit,” tha për media zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodra Nikçi, duke shtuar se hetimet në lidhje me këtë rast vazhdojnë me intensitet.