SPAK mbyll hetimet ndaj Kryemadhit dhe nënës së saj – Shtyhet njoftimi për Metën

by engel

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi, në kuadër të një procesi të gjerë hetimor mbi pasurinë dhe dyshimet për korrupsion.

Sipas burimeve, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj pritet të njoftohen sot pas mesditës për përfundimin e hetimeve dhe për akuzat që u komunikohen nga organi i akuzës.

banner

Ndërkohë, ishte planifikuar që Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për të njëjtën çështje në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm, por ky proces është shtyrë. Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, arsyeja e shtyrjes është se ai ndodhet me pushime dhe ka paraqitur një kërkesë zyrtare për shtyrje të afatit.

Njoftimi për Metën pritet të bëhet të hënën, ndërsa hetimi i SPAK ka përfshirë verifikime të imta mbi pasuritë e deklaruara dhe burimet e tyre të mundshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy