Ambasadori britanik: Kriza në Kosovë kërkon kompromis politik, jo vetëm vendim gjykate

by engel

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin për krizën institucionale në vend, duke e cilësuar atë më serioze sesa perceptohet gjerësisht.

Në një intervistë për Radio Gorazdevac të publikuar të mërkurën, Hargreaves theksoi se ndonëse pritet një vendim nga Gjykata Kushtetuese, zgjidhja e vërtetë duhet të vijë nga kompromisi mes partive politike.

banner

“Gjykata Kushtetuese ka një rol të rëndësishëm, por problemi është më i thellë se një çështje ligjore. Nevojitet marrëveshje politike – ky është thelbi i problemit,” u shpreh ai.

Ambasadori shtoi se Kushtetuta dhe ligjet janë vetëm kuadri, ndërsa është përgjegjësi e partive që të bien dakord për rrugën përpara.

Duke folur për zgjedhjet lokale të pritshme në vjeshtë, Hargreaves i bëri thirrje të gjitha komuniteteve, veçanërisht komunitetit serb, që të marrin pjesë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi për përfaqësim dhe integrim në institucionet e vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy