Mjeshtri i shahut dhe kampioni i botës Magnus Carlsen fitoi garën e parë të shahut online në Kupën Botërore të Esports (EWC), që po zhvillohet në Riad, Arabinë Saudite. Norvegjezi 34-vjeçar mori në shtëpi çmimin prej 250,000 dollarësh, duke mposhtur në finale rivalin e tij të njohur, Alireza Firouzja.
Kupa Botërore e Esports është një nga turnetë më të mëdhenj shumëdisiplinorë në lojërat profesionale, ku gjatë shtatë javëve konkurrojnë ekipe në 25 lojëra të ndryshme, nga Call of Duty te League of Legends. Përfshirja e shahut këtë vit shkaktoi debate, por organizatorët e quajtën këtë lojë si esport për shkak të popullaritetit të saj global.
Turneu zhvillohet në një format spektakolar, me lojtarë që garojnë përpara publikut të drejtpërdrejtë, me monitorë të rrahjeve të zemrës dhe komentatorë profesionistë. Kjo është vetëm hera e dytë që mbahet EWC, me një çmim total rreth 70 milionë dollarë.
Carlsen, i njohur për qëndrimet e tij pro-modernizimit në shah, u shpreh i lumtur pas fitore: “Ka qenë një shfaqje e mrekullueshme, ndryshe nga çdo gjë që kam parë deri më tani. Shpresoj që shahut t’i hapet një rrugë e madhe në të ardhmen në këtë lloj gara”.