Mbi gjysmë milioni euro paga për deputetët që dështuan ta konstituojnë Kuvendin: 136 mijë euro janë paguar për asistentët e tyre

by engel

Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë përfituar mbi 530 mijë euro deri tani nga pagat e tre muajve, ndonëse 54 seancat e mbajtura për konstituimin e Kuvendit zgjatën vetëm pak minuta dhe përfunduan pa rezultat. Vetëm për muajin qershor, shteti ka paguar rreth 77 mijë euro për asistentët e tyre.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese ka pezulluar çdo vendim të mundshëm të deputetëve deri më 8 gusht, ata vazhdojnë të marrin pagesa të plota në bazë të Ligjit për Pagat. Nga prilli deri në qershor, 120 deputetët kanë përfituar mbi gjysmë milioni euro, ndërsa 87 asistentë të tyre morën mbi 136 mijë euro vetëm për muajt maj dhe qershor.

banner

Monitoruesit e punës së Kuvendit vlerësojnë se, ndonëse ligjore, këto pagesa janë joetike, duke kritikuar deputetët që paguhen nga taksat e qytetarëve pa arritur ta konstituojnë organin më të lartë ligjvënës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy