Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të organizojë një diskutim me temën: “Vakumi i zgjatur institucional: Kostoja dhe pasojat për ekonominë”.
Qëllimi i këtij diskutimi është të trajtojë ndikimin që mungesa e funksionimit të institucioneve shtetërore ka në zhvillimin ekonomik të vendit, besimin e investitorëve dhe klimën e të bërit biznes në Kosovë.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit, institucioneve publike dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët do të ndajnë mendime dhe rekomandime për adresimin e sfidave aktuale dhe forcimin e stabilitetit institucional.