Arlinda Amerllahu i bashkohet ekipit të Imri Ahmetit për Kuvendin Komunal të Lipjanit

by engel

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se Arlinda Amerllahu nga fshati Shalë është njëra ndër kandidatët e tij për këshilltare në Kuvendin Komunal.

Amerllahu ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik dhe është në prag të diplomimit në nivelin master në drejtësi. Ajo vjen nga një familje e njohur në komunë, vajza e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zenel Amerllahu.

banner

Sipas Ahmetit, Arlinda përfaqëson brezin e ri me energji, ide të qarta dhe vizion për të ardhmen. “Të rinjtë janë shpresa dhe shtytësit e së nesërmes. Bashkë, me punë për Lipjanin që e duam,” ka shkruar ai.

Amerllahu shprehet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e komunës, duke vlerësuar se përvoja dhe përgatitja e saj profesionale do të jenë në shërbim të qytetarëve të Lipjanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy