Zjarret në BE kapin shifra rekord: 1 milion hektarë tokë të djegura çlirojnë 35 megaton CO₂

by informim peje

Gati një milion hektarë pyje janë djegur në Bashkimin Evropian që nga fillimi i vitit – katër herë më shumë se mesatarja e dy dekadave të fundit. Spanja, Portugalia dhe Rumania janë ndër vendet më të goditura, ndërsa zjarret rekord kanë çliruar 35 megaton CO₂ në atmosferë.

Deri tani, afro një milion hektarë tokë janë përfshirë nga flakët këtë vit në BE, çka përbën rreth një të tretën e sipërfaqes së Belgjikës dhe është katërfish më shumë se mesatarja e regjistruar që nga fillimi i matjeve në vitin 2006, sipas të dhënave më të fundit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, një indikator i vëzhguesit evropian Copernicus.

banner

Deri më 19 gusht, zjarret kanë djegur gjithsej 967.023 hektarë, ndërsa për të njëjtën periudhë kohore mes viteve 2006–2024, mesatarja ishte 244.011 hektarë.

Spanja është vendi më i prekur me afro 392.000 hektarë të djegura, e ndjekur nga Portugalia me 261.000 hektarë dhe Rumania me 126.000 hektarë. Edhe Italia, Greqia, Franca dhe Bullgaria kanë humbur dhjetëra mijëra hektarë në flakë.

Emetimet e CO₂ të shkaktuara nga këto zjarre kanë arritur gjithashtu nivele rekord. Zjarret në kontinentin evropian kanë çliruar 35 megatonë CO₂ në atmosferë, krahasuar me një mesatare prej 15 megatonësh për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të mbledhura mes viteve 2003 dhe 2024.

As rajonet kufitare të BE-së nuk janë kursyer – Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina po ashtu janë goditur nga zjarre të shumta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy