Në kuadër të bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes, efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në bazën ushtarake të Pashalimanit.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook, ku vlerësoi këtë aktivitet si një traditë të konsoliduar që forcon ndërveprimin dhe kapacitetet operacionale për misionet nënujore.
“Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore,” shkroi Vengu, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të bashkëpunimit mes dy forcave.
Stërvitja në Pashaliman vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për rritjen e gatishmërisë dhe shkëmbimin e përvojave në operacionet detare, veçanërisht në fushën e zhytjes dhe misioneve të kërkim-shpëtimit.
Burimi i lajmit: https://www.facebook.com/share/p/1AvW7H2Cpk/

