Polonia vendos kushte për Ukrainën: Pa njohjen e gjenocidit të Volinës, nuk ka anëtarësim në BE

by informim peje

Ministri i Mbrojtjes dhe njëherazi zëvendëskryeministër i Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, ka deklaruar se Ukraina nuk do të ketë “asnjë shans” për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh tragjedinë e Volinës si akt gjenocidi. Këtë qëndrim ai e bëri publik gjatë një konference për shtyp, sipas asaj që transmeton agjencia polake e lajmeve PAP.

“Nëse Ukraina nuk përballet me gjenocidin e Volinës, nëse nuk do të ketë zhvarrime apo përkujtimore, atëherë nuk do të ketë asnjë mundësi për të hyrë në Bashkimin Evropian”, tha Kosiniak-Kamysz.

banner

Ministri shtoi gjithashtu se “refuzimi për të mbështetur Ukrainën në luftë është kundër interesave të sigurisë së shtetit polak” dhe se “ndihma për Ukrainën në luftë do të thotë gjithashtu ndërtimi i një Polonie të sigurt”.

Masakra e Volinës e vitit 1943, kur anëtarë të Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA) vranë mijëra polakë, mes 60 mijë dhe 90 mijë, në Volinën e pushtuar nga nazistët (sot pjesë e Ukrainës perëndimore), ka qenë gjithmonë një nga pikat më të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kievit dhe Varshavës.

Sipas një sondazhi të publikuar në janar nga instituti IBRiS, gjysma e polakëve besojnë se Ukraina nuk duhet të hyjë në NATO apo në Bashkimin Evropian përderisa nuk zgjidhet çështja e zhvarrosjes së viktimave të masakrës së Volinës.

Në korrik, presidenti polak, Karol Nawrocki, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të lejojë zhvarrosjen në shkallë të gjerë të viktimave polake, megjithëse procesi, i cili kishte qenë i bllokuar për një kohë të gjatë, kishte rifilluar që në prill.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy