A mund të lindë një fëmijë në hapësirë? Ja çfarë thotë shkenca

by informim peje

Deri më sot, lindja në hapësirë ka mbetur thjesht një temë e fantashkencës.

Asnjë qenie e gjallë nuk ka lindur jashtë Tokës, pavarësisht misioneve të shumta hapësinore në Hënë apo në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). NASA nuk e diskuton hapur temën e seksit në hapësirë dhe astronautet marrin pilula për të ndalur ciklin menstrual.

banner

Me planet dhe programet e eksplorimit dhe kolonizimin e Marsit, lind pyetja nëse njerëzit mund të riprodhohen në hapësirë. Udhëtimi në Mars zgjat 7-9 muaj dhe kthimi në Tokë për të lindur fëmijë do të ishte i pamundur. Shkencëtarët po studiojnë ndikimin e mikrogravitetit dhe rrezatimeve në riprodhim, por të dhënat janë të pakta – asnjë gjitar nuk është riprodhuar ndonjëherë jashtë Tokës.

Nuk është ende e sigurt nëse fekondimi mund të ndodhë normalisht në hapësirë, pasi lëvizja e vezës në mitër ndikohet nga graviteti. Gjithashtu, mikrograviteti mund të ndikojë në prodhimin e hormoneve dhe në funksionin erektil. Në mungesë të gravitetit, shtytja e fetusit gjatë lindjes varet vetëm nga kontraksionet. Fluidet e gjakut, urinës dhe lëngu amniotik do të fluturonin në të gjitha drejtimet, duke e bërë lindjen shumë të vështirë. Nga ana e bebes, lindja në mikrogravitet mund të jetë më pak traumatike.

Një foshnje e lindur në mikrogravitet nuk do të mësojë të ecë, por të fluturojë. Mungesa e forcës së gravitetit ndikon negativisht në zhvillimin e kockave dhe muskujve.

Rrezatimet janë një kërcënim i madh për embrionin dhe fëmijë. Ato mund të dëmtojnë ADN-në, të shkaktojnë mutacione apo të ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe sistemeve jetësore. ISS është ende pjesërisht e mbrojtur nga fusha magnetike e Tokës, por misionet në Mars do të ekspozojnë astronautët (dhe pasardhësit e ardhshëm) ndaj rreziqeve të mëdha.

Në përfundim, rruga drejt riprodhimit njerëzor jashtë Tokës është ende e gjatë, plot sfida biologjike, teknologjike dhe etike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy