Pejë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me burg për prezantim të rremë si zyrtar

by engel

Policia e Kosovës ka ekzekutuar një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Pejës, duke arrestuar një person të shpallur më herët në kërkim për një vepër penale.

Arrestimi është kryer ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në fshatin Jabllanicë e Madhe të komunës së Pejës. I dyshuari, Gazmend Zekaj, rreth 40 vjeç, ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

banner

Pas një operacioni të suksesshëm policor, Zekaj është ndaluar dhe menjëherë është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar me vendim gjyqësor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy