Presidentja Osmani viziton shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta “Përparimi” në Prishtinë

by engel

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Osmani u shpreh se kjo ditë ka një domethënie të veçantë, pasi mijëra fëmijë në mbarë vendin u rikthyen në bankat shkollore me ëndrra dhe gëzim, ndërsa buzëqeshjet e fëmijëve të kësaj qendre kujtojnë rëndësinë e dashurisë, përkushtimit dhe gjithëpërfshirjes.

banner

“Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja”, tha presidentja.

Ajo falënderoi mësueset e kësaj qendre, duke i quajtur “heroinat e përditshme”, të cilat, sipas saj, me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të përditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy